Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dhënë kontratë rreth 6 mijë euro për larje të veturave.
“Xhipat e zinj” të Albin Kurtit do të “vezullojnë” tash e tutje. Për këtë zyra e tij ka vendosur t’i shpenzojë mbi 6 mijë euro.
Siç bëhet e ditur në dosjen e kontratës të publikuar në KRPP, tenderin e ka fituar kompania “GMM Group”, e cila do të përfitojë plotë 6 mijë e 471 euro.
Zyra e Kurtit ka kërkuar që për pastrimin e veturave shërbimi duhet të jetë i shpejtë, cilësor dhe me prioritet.
Veturat e zyrës se kryeministrit nuk do të pastrohen vetëm brenda edhe jashtë. Atyre kohë pas kohe do u bëhet edhe një pastrim special. Madje, ky shërbim është ndarë në tri pika.
1 Larja komplet me shampo (brenda dhe jashtë) e automjeteve zyrtare (gjatë 7 ditëve të javës). Larje /12 muaj, 1300.
2 Ekstra larje (brenda dhe jashtë, perfshirë tavanin ulëset, dyert etj) . Larje /12 muaj 30
3 Ujë / shampon i xhamave për automjete . Litër /12 muaj 1000.