Analisti kosovar, Xhevdet Pozhari, i cili është i njohur për afërsinë me Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë ka një post të ri.
Nga profesioni si analist, ai tashmë është emëruar këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në një përgjigje për Nacionale, Pozhari e konfirmoi se është bërë pjesë e kabinetit të Vitisë, por duke specifikuar se është vetëm këshilltar i jashtëm.
Tutje, bëri të ditur se është rekrutuar si ekspert i jashtëm, duke e sqaruar se nuk paguhet nga buxhet i Kosovës.
Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia.
Me të parin e shëndetësisë, ai u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu.
Nuk dihet nëse Pozhari do të vazhdojë të jetë edhe analist në ATV, ku shquhej për debat të ashpër.