Magazina

Xheneta përfundon në spital, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Xheneta Fetahu, një nga ish-banoret më të komentuara të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një lajmi të papritur për shëndetin e saj.

Së fundmi, ajo ka përfunduar në spital, gjë që ka shkaktuar reagime dhe shqetësim në rrjete sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xheneta përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi nga krevati i spitalit, duke treguar se po merr serum.

Foto: Screenshot/Instagram

Edhe pse nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo detaj rreth arsyes së shtrimit, imazhi i saj ka mjaftuar për të alarmuar fansat dhe miqtë virtualë.

Pasi Xheneta ka qenë mjaft e pranishme në mediat rozë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, lajmi për gjendjen e saj shëndetësore ka ngjallur kureshtje të madhe dhe pritet me interes çdo informacion i ri që mund të zbulojë mbi këtë situatë.

Sidoqoftë, ajo deri më tani ka vazhduar me angazhimet në ekran, ku pati rolin e opinionistes në disa programe.

E nga ana tjetër, nuk ka lënë pa u komentuar edhe për jetën private.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button