Në medie është raportuar se janë gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja për median Periskopi tha se mostrat i kishte pasur prokurori Afrim Shefkiu.
“Po pse po na thirrni neve, thirrne Afrim Shefkiun, ai i paska marr, ai i paska pru, thirrne prokurorin ai e din se ku i ka pas. Na as s’i kemi hup as s’i kemi çu. Ai i paska pas vet i paska pru”, tha Xhemile Dehari.