Xhelal Sveçla kryemëvete vendos t’i strehojë afganët në Qendrën Studentore, injoron të gjithë mekanizmat shtetërorë

Xhelal Sveçla kryemëvete vendos t’i strehojë afganët në Qendrën Studentore, injoron të gjithë mekanizmat shtetërorë

Vendimi, siç merr vesh Gazeta Infokus nga burimet e veta brenda MPB-së, është marrë këtë të premte nga ministri Sveçla, pas një vizite që ai ia ka bërë Qendrës Studentore në Prishtinë.

Ky vendim sipas të njëjtave burime konsiderohet krejtësisht i kundërligjshëm dhe shkelje e një sër procedurash të parapara në situata të ngjashme.

Ministri Sveçla, bëhet e dituar se nuk e ka aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar për të menaxhuar situatën me fluksin e emigrantëve. Me këtë rast ka injoruar një sërë institucionesh që parashihen të njoftohen dhe të koordinohen në të tilla raste.

Në një situatë të tillë Plani i Reagimit Kombëtar, duhet aktivizuar nga MPB-ja, ku duhet të marrin pjesë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare që funksionon në kuadër të zyrës së kryeministrit.

Shpërfillje tjetër e proceduarve dhe organeve kompetente, po cilësohet edhe injorimi i lokacioneve të parapara me ligj dhe të cilat janë në dispozicion të MPB-së.

Kosova posedon disa lokacione dhe vende të parapara për vendosjen e emigrantëve dhe qytetarëve në situata emergjente siç janë: Kampi Amigo në Gjakovë, Qendra në Magure, Qendra në Vranidoll dhe Kampi Belvedere në Mitrovicë, donacion i KFOR-it.

Ndër të tjera ministri Sveçla ka injoruar edhe departamentin për migracion dhe zinxhirin e përgjegjësisë në kuadër të MPB-së.

Reklama