Xhavit Ahmeti do të jetë asamblesiti më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, raporton Gazeta Demos.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, AAK në Prishtinë, e ka quajtur Ahmetin, punëtor e energjik që do t’i sjellë kryeqytetit zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarit.
“Xhavit Ahmeti një djal energjik dhe aktivist i vjetër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është asambleisti më i ri nga radhët tona në Kuvendin Komunal të Prishtinës! Xhaviti do të sjellë një energji të re në kuvend. Ne besojmë se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës në kryeqytet”, thuhet në shkrimin e AAK-së.