Kryetari i PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka e ka mirëpritur kandidimin e Bedri Hamzës për kryeministër nga radhët e PDK-së.
Kosova, sipas tij, e ka një kandidat serioz, të ndërshëm dhe të dëshmuar.
“Bedri Hamza është i duhuri për kryeministër të ardhshëm të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.