Xhaka i godet kritikët e Arsenalit: Ata duan të na mbysin

Granit Xhaka i ka akuzuar kritikët se po bëjnë përpjekje për “t’i vrarë lojtarë”, pas humbjes së Arsenalit kundër Chelseat në derbin e Londrës të dielën.

Disfata 2:0 kundër Chelseat erdhi një javë pas humbjes ndaj Brentfordit në ndeshjen hapëse të sezonit në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Si pasojë, skuadra e Mikel Artetës renditen e parafundit në Premierligë tani dhe ka thashetheme se spanjolli mund të shkarkohet nëse forma e dobët vazhdon.

Në mesin e të kritikuarve është edhe mesfushori nga Kosova, Xhaka, i cili mendon se është tepër herët të bëhen gjykime të tilla.

Përfaqësuesi i Zvicrës tha për uebsajtin e Arsenalit: “Duhet të qëndrojmë të bashkuar.”

“Shumë njerëz përpiqen të flasin dhe t’i mbysin lojtarët dhe ekipin, por gjëja më e fortë që mund ta bëjmë tani është të jemi të bashkuar, dhe vetëm të bashkuar mund të jemi më të fortë dhe të japin rezultate në fushë”, theksoi 29-vjeçari.

“Ne duam të arrijmë diçka të madhe, natyrisht. Pas dy ndeshjeve shumë njerëz po flasin për këtë ekip dhe për këtë klub, por unë them se asnjë sezon nuk mbaron pas dy apo tri ndeshjeve. Kemi shumë ndeshje para ndesh, ne e dimë se duhet t’i përmirësojmë shumë gjëra dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”, shtoi ai. 

Reklama