Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Xhafer Tahirit i LDK-së e mbron Faruk Mujkën e VV-së

    19/09/2023 21:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shoqëria e avokatëve “Tahiri & Partners Law Firm LLC”, e cila udhëhiqet nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, e ka pranuar se Faruk Mujka, ish-kryetar i degës së VV-së në Mitrovicë, është klient i tyre.

    Në një përgjigje përNacionale, nga kjo kompani kanë treguar se janë duke e mbrojtur Mujkën në rastin që dyshohet se ka keqpërdor pozitën zyrtare sa ka qenë nënkryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut.

    Kompania ka hezituar të komentojë shumë për rastin.

    “Po, z. Faruk Mujka është klient i yni, rasti është në fazën e hetimeve, prandaj nuk mund të komentojmë me tutje”, ka treguar kompania.

    Ndër të tjera, kompania ka sqaruar se klientët e tyre nuk i dallon mbi baza partiake.

    “Shoqëria e avokatëve Tahiri & Partners Law Firm LLC ka një gamë të gjerë të klientëve. Klientët tanë nuk i dallojmë mbi baza partiake, religjioze etnike apo fetare. Z. Xhafer Tahiri është themelues i Tahiri & Partners Law Firm LLC, ( https://tahiripartners.com), ndërsa profesionin e avokatit e ushtron nga viti 2017, me një ndërprerje në kohën kur shërbeu në Vushtrri si Kryetar i Komunës”, ka bërë me dije kompania.

    Në muajin korrik, Faruk Mujka, i cili e ushtron pozitën e kryeshefit të ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci, ishte arrestuar.

    Prokuroria Speciale e Kosovës kishte treguar arsyet e arrestimit.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave. Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, ishte thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Më pas, me vendim të Gjykatës, Mujka është liruar nga paraburgimi, duke u mbrojtur në liri.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku i zhgënjyer: Mesazhet janë nxjerrë nga brenda Kryesisë për ta dëmtuar LDK-në

    U tërhoq nga gara si kandidat për kryetar të Gjilanit, flet Lutfi Haziri

    “LDK’ja s’bëhet më vagonë”, Abdixhiku thirrje PDK’së e AAK’së: Mjaft me llogaritje, tregoni njerëzve që s’i keni votat

    Të Fundit

    Policia mbyll një lokal të natës e gjobit dy të tjerë në Mitrovicë

    1 Qershori – Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

    Ndahet nga jeta ish-zyrtari policor nga Vushtrria, Shaip Hasani

    Profesori britanez: Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mund të jenë zgjidhja ndaj ngërçit politik 

    Bislimi kritikon BE-në: Ka anuar kah Serbia në dialog, nuk ka marrëveshje për Asociacionin 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.