LajmeZgjedhjet 2025

Xhafer Tahiri ironizon me premtimin e Idrizit për çerdhe në Sllatinë: S’ka nxënës për shkollë, por paska për çerdhe

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar me ironi ndaj një prej premtimeve të kryetarit aktual Ferit Idrizi, i cili ka paralajmëruar ndërtimin e një çerdheje në fshatin Sllatinë.

Tahiri ka vënë në pah paradoksin që, ndërkohë që në këtë fshat është mbyllur shkolla për mungesë të nxënësve, pushteti aktual po premton ndërtimin e institucioneve të reja për fëmijë.

“S’ka nxënës për shkollë, por po paska për çerdhe! Shkojmë e shohim shkollën e shkatërruar në Sllatinë. Si është e mundur të ketë fëmijë për çerdhe kur prindërit nuk i sjellin as në shkollë sepse ajo është mbyllur?”, ka deklaruar Tahiri.

Deklarata e plotë:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button