LAJMI I FUNDIT:

I gjuajnë me shkrepës gjatë koncertit në Drenas, MC Kresha largohet nga skena

I gjuajnë me shkrepës gjatë koncertit në Drenas, MC Kresha largohet nga skena

Dyshja e reperëve të njohur, MC Kresha dhe Lyrical Son mbajtën një nga koncertet e radhës në qytetin e Drenasit.

Reklama

Mirëpo jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, pasi teksa po perfomonin në skenë, një person nga publikua ka hedhur një shkrepsë në skenën.

Kjo ka revoltuar MC Kreshën, i cili në moment ka ndaluar performancën e tyre duke thënë se kjo nuk është mënyra se si tregohet dashuri për artistin.

Foto: Arkiv

Reperi madje tha se për këtë performancën dy artistët nuk ishin paguar dhe u largua në mes të performancës, i cili u ndoq edhe nga Lyrical Son.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ndale ndale, Drenas nëse doni me tregu dashni nuk është dashni duke e gjuajtur artistin me shkrepsë, nëse mendoni se kemi ardhur për para për të kënduar, ne kemi ardhur pa para për të kënduar, faleminderit”, ka thënë reperi.

Reklama
Foto: Screenshot/TikTok

Kujtojmë që trendi i hedhjes së gjësendeve në skenë nga fansat teksa artistët performojnë është një dukuri e shprehur në të gjithë botën.

Rreth një muaj më parë ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha u godit me telefon në fytyrë që i shkaktoi lëndim dhe mavijosje afër syrit. /Telegrafi/