Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Walker: Albright më premtoi punë të tjera në diplomaci pas Reçakut, por s’ndodhi – ishte e çuditshme

    01/02/2025 14:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker. Ai ndau përvojat e tij nga misioni verifikues në Kosovë, duke vënë në pah momentet kyçe të punës së tij dhe reagimet e institucioneve ndërkombëtare pas përfundimit të mandatit të tij.

    Walker tha se detyra e misionit të OSBE-së ishte përcaktuar qartë: të punohej me ndershmëri dhe sinqeritet.

    Ai kujtoi një bisedë me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila e kishte vlerësuar lart punën e tij. 

    Sipas Walker-it, asnjëherë pas përfundimit të misionit nuk iu kërkua ndonjë raport apo opinion mbi atë që kishte ndodhur në Kosovë. 

    “Sa i përket detyrës të misionit verifikues të Kosovës detyra na ishte dhënë qartë që ta bëjmë punën me ndershmëri dhe sinqeritet. Ajo (Madeline Albright) me tha “Zotëri Walker mendojmë që në Kroaci keni bërë punë të mirë, personalisht mendoj që ke bëre punë të shkëlqyeshme në Kosovë dhe mos të kesh merak do të kesh detyra të tjera jo në Amerikë Qendrore, jo në Afrikë Jugore, por do të kesh misione të tjera”. Por, kjo nuk ndodhi. Gjashtë muaj më vonë mua më erdhi koha e pensionimit dhe u pensioneva”.

    “Kur përfundova misionin në Kosovë shkova në Vjenë, shkova në zyrat e OSBE-së, shkova në Uashington dhe asnjëherë, asnjë anëtar i OSBE-së, i selisë kryesore, asnjëherë të vetme, askush në Departamentin e Shtetit amerikan, në asnjë nivel nuk më pyeti asgjë lidhur me misionin tim në Kosovë. Nëse unë ndihesha se kisha bërë punë të mirë apo jo. Ishte shumë e çuditshme”, tregoi ai. 

    Duke folur për masakrën e Reçakut, Walker tha se mbërriti në vendngjarje vetëm pak orë pas krimit dhe e pa situatën me sytë e tij. 

    “Ngjarja sapo kishte ndodhur, pak orë më parë dhe nuk pasur kohë që asnjë ra palë të bënte ndryshime në vendin e ngjarjes. Në skenën e krimit në atë çka pashë dukej si masakër. Verifikuesit e mi, ata po mbledhin gëzhoja plumbash, po i shikonin kufomat, shihej e qartë se të shtënat kishin ardhur nga sipër luginës. Ishte e qartë ajo që kishte ndodhur, pse e deklarova atë që deklarova, është sepse unë erdha nga shërbimi i jashtëm amerikan nga 35 vite përvojë në Amerikën Latine. Në Europë, diplomacia menaxhohet disi me ndryshe prej asaj se si bëhet në Amerikën Latine”, tha ai, duke shtuar se përvoja e tij e gjatë në shërbimin diplomatik amerikan e ndihmoi të kuptonte situatën dhe të deklaronte atë që kishte parë.

    Walker foli edhe për mënyrën se si diplomacia amerikane ndryshon nga ajo europiane, raporton Ekonomia Online.

    “Në shërbimin tim diplomatik ka dallime prej atyre zyrtarëve që kanë shërbyer nëpër Londër, Paris e Tokio. Diplomacia është mjaft formale, ka protokolle të cilat nuk mund të shkelën. Në Amerikën Latine unë isha i përfshirë në shumë situata më shumë rrëmuja, ku ambasada amerikane shpesh ishte nën sulme.  Ngjarjet që edhe unë i kam përshkruar në libër, shpesh në njëfarë mënyre deklarata ndaj mediave janë më të hapura e më të sinqerta. Sepse nëse kemi parë dhe dëgjuar diçka e ajo është thënë tek mediat”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.