Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    VV zyrtarizon Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës

    26/06/2025 20:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Faton Pecit për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një mbledhje të kryesisë së qendrës së VV-së në Mitrovicë, nën drejtimin e deputetit Armend Muja, u vendos unanimisht për mbështetjen e kandidaturës së Pecit, i cili vjen nga Partia GUXO.

    Në një ceremoni në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministre e MPJD-së Donika Gërvalla, ministri Sveçla dhe deputetë të ndryshëm, u konfirmua mbështetja e pakushtëzuar për Pecin.

    “Faton Peci njihet për integritetin dhe përkushtimin e tij si ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, ku ka sjellë reforma dhe investime të rëndësishme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ai premton të vijojë punën në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Mitrovicës, duke theksuar nevojën për zhvillim dhe drejtësi institucionale.”

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Partia GUXO premtojnë që me Fatonin në krye, Mitrovica do të ecë me hapa të sigurt drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët“.

    “Mitrovica meriton një kryetar me vizion, vullnet dhe vendosmëri. Faton Peci është i duhuri,” u shprehën nga Lëvizja“.

    “Fitorja e madhe e 12 tetorit në Mitrovicë pritet të jetë e padiskutueshme, me mbështetjen e fuqishme të VV-së dhe GUXO-s“, thuhet në njoftimin e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Të shtunën i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në një aksident në Francë

    Krasniqi: Kushtetuesja i dha fund lojës së qëllimshme me vonesa nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa

    S’heq dorë VV-ja, Murati: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë

    Të Fundit

    Të shtunën i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në një aksident në Francë

    VV zyrtarizon Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës

    Krasniqi: Kushtetuesja i dha fund lojës së qëllimshme me vonesa nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa

    S’heq dorë VV-ja, Murati: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë

    Abelard Tahiri ‘godet’ VV-në: Kushtetuesja foli, vendimi për komision të fshehtë ishte jokushtetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.