Lajme
VV propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik, ka propozuar sërish Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.
Propozimi i LVV-së, vjen përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit të Kosovës deri në fund të shtatorit pas ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.