Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “VV po luan me nervat e qytetarëve, ka në dorë zgjidhjen e bllokadës së Kuvendit”

    21/08/2025 12:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha se pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese gjithçka është e qartë.

    Në intervistë për Ekonomia Online, Miftaraj tha se tani mbetet në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje nëse do ta bëjë konstituimin e Kuvendit për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë ose do të vazhdojë bllokimin e këtij procesi, transmeton Periskopi.

    “Prej kohës kur është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti dhe tanimë pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese besoj që gjërat tani janë shumë të qarta. Është në dorën e VV-së nëse kanë vullnet politik për të bërë konstituimin e Kuvendit për t’i hapur rrugë pastaj formimit të qeverisë ose për të bllokuar tërë këtë proces. Ne tanimë e kemi të qartë se nëse nuk ka një marrëveshje politike ose nëse nuk ka një konsensus brenda VV-së për të proceduar përpara emra, të cilët janë të pranueshëm qoftë për PDK-në, qoftë për AAK-në apo për partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë, pothuajse do të thotë është e pamundur që të dërgohen përpara emrat, të cilët në njëfarë mënyre në mënyrë të njëanshme është duke i propozuar VV-ja”, tha Miftaraj.

    Ai tha se mungesa e transparencës në propozimet e fundit e bën të duket se Vetëvendosje ka më shumë interes për bllokadë sesa për konstituimin e Kuvendit.

    “Tash nëse VV-ja do të kishte vullnet të bëhet konstituimi i Kuvendit nga 48 deputetët që i kanë marrë mandatin e deputetit nga VV-ja së paku 30 apo 40 prej tyre në njëfarë mënyre e kanë edhe pëlqimin e partive të caktuara opozitare. Kështu që propozimi i Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës pa një konsultim paraprak dhe pa një informim paraprak, me një mungesë të theksuar të transparencës, njëfarë mënyre të jep përshtypjen që VV-ja më shumë ka interes bllokadën sesa konstituimin e Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë”, u shpreh ai.

    Sipas tij, Vetëvendosje ka mundësi që të propozojë kandidatë të tjerë në një ditë deri në gjetjen e një kandidati që merr shumicën parlamentare, por nuk po e bën këtë.

    “Tash nëse do të kishte vullnet politik VV-ja do të thotë, vazhdimi i seancës konstituive nuk ka nevojë që të mbahet çdo 48 orë. Nëse VV-ja do të kishte vullnet politik, do të vazhdonte me kandidatë të tjerë. Nëse dy të parët nuk i morën votat e mjaftueshme VV-ja ka të drejtë, mund dhe do të duhej të propozonin kandidatë të tjerë, të cilët do t’i nënshtroheshin votimit në Kuvend.

    Dhe nëse do të vinin që brenda ditës të votohen 10-15 apo 20 kandidatë që mund të bëhet lehtësisht, atëherë do të vinim deri te një kandidat i VV-së që do ta merrte shumicën parlamentare prej 61 votave për t’i hapur rrugë pastaj votimit të nënkryetarëve. Por siç duket VV-ja thjesht është duke bërë lojëra politike, në njëfarë mënyre është duke luajtur qoftë me nervat e partive tjera në Kuvend, qoftë me nervat e qytetarëve deri kur në njëfarë mënyre mund të durojnë këtë mungesë lidershipi, këtë mungesë të vullnetit politik për të bërë Kosovën me institucione legjitime”, tha ai

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërpritet seanca e Kuvendit

    Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

    Çfarë fati e pret sot Kuvendin në seancën e re konstituive?

    Të Fundit

    AP: FBI bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, John Bolton 

    Moscertifikimi i Listës Serbe: SHBA kërkon proces pa politizim, Gjermania shpreh shqetësim

    Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″…

    Vr*u gruan në Greqi, ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë

    U përplas nga një makinë në Pogradec, vdes e moshuara rrugës për në spital

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.