Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    VV përçahet në Mitrovicë, ish-kandidati për kryetar komune e “mallkon” deputeten Fjolla Ujkani

    06/07/2022 22:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe një përplasje brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Çarja e re në partinë e udhëhequr nga Albin Kurti është ajo në regjionin e Mitrovicës. E gjitha nisi për shkak të një mbledhje partiake, teksa në VV janë duke u zhvilluar zgjedhjet e brendshme.

    Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Veriut, dhe njëherësh edhe ish-kandidat nga VV për kryetar të kësaj komune, Erden Atiq, i ka dëshiruar deputetes Fjolla Ujkani hiç më pak se theqafje.

    Në postimin e tij në Facebook, Atiq është treguar paksa enigmatik. Ai ka përdorur inicialet për t’iu referuar zonjës Ujkani, e cila është deputete në Kuvendin e Kosovës.

    “Porosi për deputeten: F.U, udha e mbarë në theqafje”, ka shkruar Artiq para se ta fshinte këtë status.

    Por, Atiq duket se u pendua për “mallkimin” që i bëri Ujkanit, pasi që statusin e njëjtë, ai tashmë e ka fshirë.

    Duket se porosia për theqafje e Atiqit e ka çuditur shumë edhe Ujkanin. Madje, ajo nuk ka arritur ende të kuptojë se pse erdhi deri tek ky “mallkim”.

    Në një prononcim për gazetën, deputetja Fjolla Ujkani deklaroi se nuk e di pse e ka shkruar atë uratë ogurzezë për të.

    “Për besë unë nuk kam mujtë me kuptu, se kam raporte shumë të mira me të e kështu që iu kisha sygjeru me thirr dhe me e pytë, sepse nuk kam kontaktu me të dhe sinqerisht nuk e di pse ai ka shkru ashtu”, është shprehur ajo.

    Kjo përplasje ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme në VV, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

    Nacionale ka mësuar se deputetja Ujkani mori pjesë në një tubim në lagjen “Ilirida” në Mitrovicë, e cila prezencë duket ta ketë irrituar Atiqin, që është edhe mik i kryeministrit Albin Kurti.

    Përplasja e parë ndërmjet dy anëtarëve të VV-së nisi shumë më herët, ndërsa u riaktualizua pas tubimit në lagjen “Ilirida”.

    Kjo përplasje ekziston që nga koha kur deputeti Armend Muja refuzoj të paraqes kandidaturën për Kryetar të Mitrovicës, dhe hapi rrugën për Agim Bahtirin.

    Në anën tjetër, Ujkani nuk e pohon se tubimi i VV-së mund të jetë shkak i kësaj përplasje.

    “Nuk e di ai ka qenë tubim normal, shkojnë krejt deputetët e këtij regjini 02, krejt në rregull. Nuk e di çka ka pas, ndoshta e ka me dikë personale, se tash janë bo edhe aktivista shumë”, tha Ujkani për Nacionale.

    Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje tashmë është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme partiake.

    Ndryshe, deputetja Ujkani ishte bërë e njohur për qëndrimin e vendosur kundër projekt-kodit civil, i cili parashihte të drejtën e bashkimit civil të seksit të njëjtë.

    Artikuj të ngjashëm

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Analisti Shenoll Muharremi parashikon tronditje politike në zgjedhjet e mundshme të pranverës 2026

    Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.