Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se VV ka pasur rënie me rreth 65 mijë vota më pak, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Ndërsa PDK dhe LDK kanë shënuar rritje.
Postimi i plotë:
Ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, rezultatet e deritanishme nga shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës tregojnë një rënie të votave për VV, me rreth 65 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë, PDK ka shënuar një rritje prej rreth 16 mijë votash, ndërsa LDK ka rritje me rreth 18 mijë vota.