Suad Keçi është emëruar zyrtarisht trajner i skuadrës së Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar klubi vushtrrias me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
Vushtrria shpreson që ekipi të këndellet me trajnerin e njohur kosovar në ndeshjet vijuese.
“FC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje me Suad Keçin për kryetrajner të ekipes sonë”.
“Me trajnerin i mirënjohur kosovar shpresojmë ne një këndellje të ekipës dhe urojmë për ditë sa më të mira për klubin tonë” – thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.