Policia e Kosovës raporton se një rast i armëmbajtjes pa leje ka ndodhur në Vushtrri.
Raporti 24 orësh bën të ditur së është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, disa rroba, dylbi, 8 kartela telefoni, një këllëf i armës, dhe një rrip për mbajtje të pajisjeve transmeton GazetaDemos.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Vushtrri 23.03.2023-00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, disa rroba, dylbi, 8 kartela telefoni, një këllëf i armës, dhe një rrip për mbajtje të pajisjeve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Demos/