Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vulini i kundërvihet Klitschkos i cili deklaroi se “po luftojmë sikur Kosova kundër Serbisë”

    26/05/2022 19:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin i ka reaguar ashpër kryetarit të Kyivit, Vitali Klitschko, i cili siç raportoi gazeta shqiptare në Zvicër, Le Canton 27.ch, tha se do të çlirohen nga Rusia siç u çlirua Kosova nga Serbia.

    Vulin pretendon se Klitschko s’e njeh historinë.

    Duke reaguar ndaj deklaratave të Klitschkos se “ukrainasit po luftojnë kundër okupatorit rus, ashtu siç luftonin shqiptarët kundër okupatorit serb”, Vulin tha në një deklaratë me shkrim se ai që e krahason Donbasin dhe Kosovën “duhet të jetë i gatshëm t’i shkojë deri në fund krahasimit”.

    “Nëse Klitschko pretendon se shqiptarët u pushtuan dhe se e hoqën Serbinë dhe okupatorin serb me rebelim të armatosur, atëherë edhe rusët në Donbas janë të okupuar dhe kanë të drejtë ta heqin qafe okupatorin ukrainas”, tha Vulin.
    Sipas tij, atë që Klitschko ua njeh shqiptarëve, do të duhet t’ua njohë edhe rusëve në Ukrainë, raporton gazeta serbe, Danas.

    “Serbia e ka dëshmuar se respekton të drejtën ndërkombëtare, është gjynah që të tjerët nuk mund ta thonë të njëjtën gjë për veten e tyre”, tha ministri i MUP-it serb.

    Të mërkurën, kryetari i Kyivit, Vitali Klitschko, mori pjesë në kuadër të Forumit Ekonomik që u mbajt në Davos të Zvicrës.

    Raportohet se nga atje, ai u shpreh falënderues ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

    “Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishi dikur të okupuar nga Serbia…”, citohet të ketë thënë Klitschko.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

    Zelensky ndërron uniformën ushtarake me kostum të zi në samitin e NATO-s

    Të Fundit

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.