Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vulin: Sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në luftë me Kosovën

    24/03/2022 20:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka bërë një deklaratë pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq.

    Këtë vendim të KGjK-së, Vulin e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha”.

    “Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, përcjell “B92”.

    Në lidhje me suspendimin e Stevanoviqit, ka reaguar edhe presidenti Vuçiq duke thënë se Albin Kurti “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.

    “Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Ljiljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi.

    “Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në takimin e mbajtur sot, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

    Shkaku i këtij vendimi konsiderohet të jetë pjesëmarrja e Stevanoviq në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    SHBA deklarohet për sanksionimin e Vulinit

    Sanksionet amerikane për Vulinin, Kurti: Dëshmi për kërcënimin e paqes nga Serbia

    Shefi i Inteligjencës Serbe, Aleksandar Vulin në Listën e Zezë të ShBA-së

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.