Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiqi për protestat: Organizuan revolucion me ngjyra që të mos mundemi të mbrojmë Kosovën

    08/03/2025 23:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti serb Alleksandar Vuçiq tha sonte në Smederevë se “revolucioni me ngjyra në Serbi u organizua me miliarda euro që Serbia të mos mund ta mbronte Kosovën dhe që të mos mund të ndihmonte Republikën e saj Sërpska”.

    “Ata organizuan revolucionin me ngjyrë, kryesisht sepse donin ta shkatërronin Serbinë, në mënyrë që Serbia të mos mund të mbronte Kosovën dhe popullin e saj në Kosovë, dhe që Serbia të mos mund të ndihmonte vëllezërit dhe njerëzit e saj në Republikën Sërpska”, tha Vuçiqi në një tubim në Smederevë, raporton “Anadolu”, transmeton Klankosova.tv.

    Ai tha se tani kishte mbaruar.

    Vuçiqi tha se tani po mundohen të bëjnë diçka me dhunë, por se, sipas tij, ky është fundi. Ai shtoi se nuk ka pasur dy muaj më të keq kur bëhet fjalë për investimet e huaja direkte.

    “Kanë bërë aq shumë për të shkatërruar Serbinë, nuk kemi pasur dy muaj më keq në investimet e huaja direkte në dhjetë vitet e fundit se dy muajt e fundit. Gjithçka që kanë bërë, kanë bërë ilegalisht. Bllokuan rrugët, i penguan njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për lirinë e lëvizjes. Ata ngacmuan njerëzit kudo që shkuan, bënë ç’të mundën. Ne ishim të duruar dhe tolerantë që të mos shkaktonim një incident të vetëm”, u shpreh kreu i shtetit serb.

    Ka kohë që në Serbi janë organizuar protesta të mëdha, dhe gjithçka nisi nga shembja e një mburoje në stacionin e trenit në Novi Sad, nëntorin e vitit të kaluar, nga ku mbetën 15 viktima

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.