Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiqi pas takimit me Lammyn: Dialogu me Kosovën, kyç – s’duam asnjë konflikt në rajon

    02/04/2025 21:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, pas vizitës së tij në Kosovë, ka vazhduar rrugëtimin e tij për në shtetin fqinj, Serbinë

    Atje, Lammy është takuar me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq.

    Ky i fundit ka thënë se me ministrin britanik ka folur edhe për Kosovën, teksa është shprehur se vendi i tij “nuk do asnjë konflikt” në rajon.

    “Pavarësisht dallimeve tona rreth Kosovës, ne besojmë se dialogu është i një rëndësie kyçe dhe se problemet duhet të zgjidhen me bisedime”, ka thënë Vuçiqi pas takimit me Lammyn.

    Presidenti serb tha se me ministrin britanik kanë diskutuar edhe çështjet tjera rajonale, si dhe situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Ai citohet të ketë thënë se Serbia gjithmonë do ta respektojë Marrëveshjen e Dejtonit dhe se vendi i tij nuk “do asnjë konflikt”.

    “Serbia dëshiron rritje të shpejtë ekonomike dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne”, ka thënë Vuçiqi.

    Sekretari i Jashtëm britanik, gjatë takimeve të tij në Kosovë, ka dërguar mesazhin e vendit të tij se qeveria e re e Kosovës duhet të angazhohet seriozisht në dialogun me Serbinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Të Fundit

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.