Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sërish për situatën në Kosovë.
Ai ka thënë se shqiptarët po përgatiten për një aksion kundër serbëve.
Vuçiq deklaroi se askush nuk e ka ftuar në raundin e ri të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritën të ndodhin më 19 korrik.
“Askush nuk më thirri. Ata po provojnë diçka, nuk e di se çfarë. Nuk ka shumë kuptim, ata po përgatiten për aksion kundër serbëve. Fatkeqësisht, mendoj se disponimi në mesin e serbëve është shumë i vështirë dhe shumë keq. Kam frikë dhe do të bëj çmos për të ruajtur paqen”, tha ai.