Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq thotë se nuk e ka ndryshuar vendimin për ta vizituar Moskën

    16/04/2025 21:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se nuk e ka ndryshuar vendimin për të udhëtuar në Rusi, për të marrë pjesë në festën ruse të “Ditës së Fitores” në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj në Moskë.

    Në një fjalim drejtuar publikut, Vuçiq tha se do të jetë në kryeqytetin rus me një njësi të Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marrë pjesë në ceremoni.

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” të Vladimir Putinit në Moskë muajin e ardhshëm.

    “E kemi bërë shumë të qartë që nuk duam që asnjë vend kandidat [i BE-së] të marrë pjesë në këto ngjarje më 9 maj në Moskë”, tha Kallas të hënën, duke iu referuar kryesisht gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen bllokut.

    Vuçiq theksoi se “deri në këtë moment” nuk e ka ndryshuar vendimin për udhëtimin e tij, duke shtuar “do të shohim si do të rrjedhin gjërat”, raporton REL.

    “Nuk e di çfarë lloj sanksionesh mund të vendosen, a do të mund ta përballojë ushtria këtë presion apo jo”, u shpreh ai, duke folur për masat e mundshme ndëshkuese nga Perëndimi për shkak të pjesëmarrjes në paradën në Moskë.

    Vuçiq tha gjithashtu se nuk ka qenë në Moskë për më shumë se tri vjet dhe se nuk është takuar zyrtarisht me Putinin që nga nëntori i vitit 2021, “për dallim nga shumë liderë evropianë”

    Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, Serbia vazhdon të mos pranojë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, më shumë se tri vjet pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.