Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Vuçiq takon Harçenkon, përkdhelet në qëndrimin rus ndaj Kosovës

    24/10/2022 14:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rusia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, bëri të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, t’ia ketë konfirmuar ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan Harçenko.

    “E falënderova për mbështetjen e tij ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë”, shkroi Vuçiq në rrjetin e tij në Instagram, me frazën që rëndom shërbehet për t’iu referuar iluzioneve për Kosovën si pjesë të këtij “integriteti territorial” të lartëpërmendur.

    Në takimet e përjavshme me ambasadorin rus, Vuçiq rëndom falënderon Federatën Ruse për kundërshtinë ndaj Kosovës, ndonëse Federata Ruse i referohet të ashtuquajturit “precedan” të Kosovës, për të provuar të justifikojë agresionin dhe aneksimet e paligjshme të territoreve ukrainase.

    Serbia mbetet i vetmi vend në kontinentin evropian, përjashto Bjellorusinë, e cila nuk i është bashkuar perëndimit në sanksionet ndaj Federatës Ruse. Krejt këtë, siç e argumenton ajo, ka të bëjë me veton ruse ndaj Kosovës, që Kremlini e shfrytëzon si levë mbi Beogradin, si dhe varësinë energjetike ndaj Rusisë.

    Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në BE, e ka për obligim bashkërendimin në politikat e saj të jashme dhe të sigurisë me unionin evropian, si dhe njohjen e Kosovës e cila është gjithashtu njëra nga kushtet vendimtare për integrimet e saj evropiane.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se vendi tij do të ndryshojë qëndrimin sa i përket sanksioneve ruse, por edhe njohjes të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Pas telefonatës me Trump, Vladimir Putin bisedë edhe me Papa Leo XIV

    Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë nga 1,000 të burgosur

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.