Vuçiq takohet me Rubion, i flet për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar në New York me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Siç bën të ditur, kreu i shtetit serb në rrjetet sociale me zyrtarin e lartë amerikan kanë folur rreth forcimit të dialogut politik midis dyja vendeve, përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe sfidave të përbashkëta të sigurisë.
“Fokusi i bisedës ishte në ekonomi dhe tregti, veçanërisht kur bëhej fjalë për adresimin e çështjeve të tarifave të SHBA-së. Gjithashtu shqyrtuam mundësinë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik”.
Vuçiq theksoi se i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e SHBA-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“ Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu vlerësojmë mbështetjen e SHBA-së në udhëtimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, i cili përfaqëson një nga qëllimet strategjike të vendit tone”, deklaroi ai.