Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar vazhdimin e armatosjes së vendit të tij pasi, siç u shpreh ai, “duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku”.
Ish-ministri i Informacionit në kohën e Sllobodan Millosheviq, “ka arsyetuar” armatosjen e shtetit serb.
“Sipas ndryshimit të doktrinës së ushtrisë serbe, ne duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku. Ne nuk e perceptojmë Kroacinë si armike, por po armatosemi seriozisht dhe do të vazhdojmë të armatosim që vitet 1995 dhe 1999 të mos përsëriten”, tha ai duke aluduar për operacionin kroat “Stuhia” dhe bombardimet e NATO-s ndaj forcave okupatore serbe në Kosovë,