Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vuçiq: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, as nuk do njohim kurrë Kosovën

    07/07/2022 08:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk do të rreshtohet me Bashkimin Evropian për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe se nuk do ta pranojë kërkesën për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.

    Kjo deklaratë e Vuçiq erdhi menjëherë pasi Parlamenti Evropian gjatë ditës së djeshme miratoi një rezolutë për Serbinë, e cila rekomandon hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë kur ajo të përafrojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shpreh keqardhjen që Serbia nuk është rreshtuar me sanksionet kundër Rusisë.

    Rezoluta përmend për herë të parë njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të arrijnë një marrëveshje për normalizim “në bazë të njohjes reciproke”.

    Vuçiq po ashtu gjatë ditës së djeshme ka mohuar se mund të ketë një takim të nivelit të lartë në Bruksel mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para pushimeve të verës.

    I pyetur rreth raportimeve në Kosovë se një takim i tillë mund të zhvillohet gjatë këtij muaji, Vuçiq ka mohuar se kjo mund të ndodhë.

    Ishte vetë i ngarkuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai që gjatë vizitës në Kosovë kishte paralajmëruar një takim të tillë të mundshëm.

    Lajçak u shpreh se beson se ka një momentum të mirë për takim ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuҫiq.

    Ai në vizitën e fundit qëndroi ditë në Kosovë ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike opozitare dhe vizitoi disa rajone të Kosovës.

    Vizita në Kosovë e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi u zhvillua vetëm pak ditë pasi Prishtina dhe Beogradi jetësuan një marrëveshje për energjinë për veriun e Kosovës të nënshkruar në vitin 2013. Lajçak nga Kosova paralajmëroi marrëveshje të reja Kosovë-Serbi.

    Artikuj të ngjashëm

    Von der Leyen takon Vuçiqin, pret që Serbia të tregojë “përkushtim në rrugën e zgjedhur drejt BE’së”

    Beqiroviq i kërkon Vuçiqit të “ndalojë së minuari” sovranitetin e Bosnjës

    Vuçiq reagon pas njoftimit të Kosovës për draft-statutin për Asociacionin

    Të Fundit

    Forumi për Gratë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella

    Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

    Zbërthimi i aplikacionit “Sky Ecc” ekspozon rrjetin e dyshuar kriminal në Kosovë

    Numër i madh i policëve arrijnë afër vendit ku Madeleine u zhduk

    Gazetarja rumune bie në ujë gjatë transmetimit për përmbytjet – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.