sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq reagon menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

    07/07/2021 11:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi.

    Kuvendi i Kosovës e miartoi të mërkurën rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995.

    Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor.

    “Siç kam deklaruar dhjetë ditë më herët, kur një Rezolutë e tillë u miratua në Parlamentin e Malit të Zi, se do të ketë vërshime rezolutash kundër Serbisë në shumicën e parlamenteve në rajon, ku secili mundet që qartësisht të shprehet se serbët kanë kryer gjenocid për ta sulmuar Serbinë”, ka thënë Vuçiq

    “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë ka përbërë gjenocid.

    Masakra është cilësuar si më e rënda në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

    Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010, ndërsa Shqipëria, deri më tani, nuk ka miratuar ndonjë dokument të ngjashëm.

    Në Kuvendin e Serbisë janë dy rezoluta: në njërën kërkohet që Srebrenica të dënohet si krim, kurse në tjetrën si gjenocid. Diskutimi për to nuk është futur ende në rend të ditës.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetarët e rinj në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë

    Vuçiq: S’jam i lumtur që Vjosa Osmani ishte në inaugurim, por erdha megjithatë

    Vuçiq diskuton me Cholletin, Kosova temë diskutimi

    Të Fundit

    Kimberly West caktohet Prokurore e Specializuar në Hagë

    FoxNews: Aleati i SHBA-së e quan “naive” politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, vazhdon protesta e serbëve përmes pankartave

    Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

    Matoshi: Zbythja është bërë strategji e vetme e VV-së dhe Kurtit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.