Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq pretendon se s’kishte anëtarë të grupit Wagner në barrikadat në veri

    17/01/2023 10:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti  i Serbisë dhe miku i Vladimir Putinit, Aleksandar Vuçiq, pretendon se “është një gënjeshtër famëkeqe” se në barrikadat në Kosovë ka pasur anëtarë të organizatës mercenare Wagner dhe se nuk është e drejtë të ftohen serbët në luftë në Ukrainë.

    “Është gënjeshtër dashakeqe se pjesëtarët e grupit Wagner ishin në barrikadat në Kosovë. Po ashtu, Nuk është e drejtë të ftojmë serbët në luftë në Ukrainë, nuk është e drejtë që ne të vuajmë sepse kemi pranuar çdo person nga Federata Ruse dhe sepse rusishtja është gjuha amtare këtu dhe sepse ne nuk kemi vendosur sanksione. Nëse e bënim këtë, do të ishte kundër rregulloreve tona”, tha ai.

    Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar për një gazetë holandeze detaje në lidhje me organizimin dhe ngritjen nga ana e serbëve të barrikadave në Veri.

    Kurti tha se ngritja e barrikadave u orkestrua nga Beogradi, ku njerëzit u sollën me autobusa në veriun e Kosovën për qëllime destabilizuese.

    Shefi i qeverisë shtoi gjithashtu se ndër personat e sjellë me autobusë kishte pjestarë të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës. Ai nënvizoi se të gjitha provat me foto dhe video janë dokumentuar dhe u janë dërguar organeve ligjzbatuese.

     “Njerëzit u sollën me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për gazetën holandeze NRC.

    Gjithashtu ai shtoi se Prishtina duhet të vendosë sundimin e ligjit në very të Kosovës.

    “Ne do të duhet të vendosim sundimin e ligjit në veri të Kosovës për të trajtuar realisht paligjshmërinë atje”, tha Kurti.

    Shërbimet e sigurisë boshnjake ua kanë ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë gjashtë shtetasve të Serbisë, të cilët janë të lidhur me formacionin paraushtarak rus “Wagner”.

    Damnjan Knezheviq, lider i shoqatës “Patrulla e Popullit” në Serbi, anëtarët e kësaj shoqate, Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov, si dhe pjesëtarët e formacionit paraushtarak Wagner, Aleksandar Milovanoviqit, Zoran Paviqit dhe Dragan Mirkoviqit iu ndalua hyrja në shtetin bosnjak, shkruan istraga.ba.

    Të gjithë të lartcekurit janë shpallur persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë që nga fillimi i këtij viti.

    Milovanoviq, Paviq dhe Mirkoviq aktualisht ndodhen në Ukrainë, ku po luftojnë në anën e forcave ruse.

    Damnjan Knezheviq, Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov kanë qenë shumë aktivë në veri të Kosovës, të cilët së fundmi kanë vizituar Qendrën Wagner në Rusi.

    Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov, i cili u prezantua në fillim të dhjetorit si ideolog dhe udhëheqës i Qendrës PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit “Orly” në Beograd, gjithashtu shfaqen në videon e Qendrës së Wagnerit.

    Kujtojmë se pas vizitës së tij në Qendrën Wagner, Damnjan Knezheviq u bëri thirrje serbëve që të fillojnë çlirimin e Jarinjës në veri të Kosovës.

    Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, Knezheviq qëndroi në Jarinjë me disa anëtarë të maskuar nga Serbia.

    Ndryshe, “Patrulla e Popullit” është organizatë e krahut të djathtë që vitet e fundit ka zhvilluar një fushatë kundër emigrantëve në Serbi.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

    Për çka dyshohen 16 të arrestuarit sot në veri?

    Në veri kanë arritur 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.