Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq par studentëve kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    26/06/2025 14:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një takim që ka mbajtur me disa përfaqësues të studentëve serbë, ka folur mes tjerash edhe për bombardimin e Jugosllavisë dhe regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999 nga NATO, veprim ky që rezultoi me çlirimin e Kosovës. Presidenti serb i cili vazhdon të mbajë lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putninin, ka thënë se bazuar në përvojën e tij politike, ka parë që në botën moderne, edhe kur shkelet ndonjë parim me vetëdije, ekziston një detyrim moral “që sulmin ndaj një vendi apo ndonjë veprim tjetër të kundërligjshëm” që merrej në plan ndërkombëtar, të jepej një justifikim. 

    Sipas kreut të shtetit serb, bota moderne tregonte se kishte gjetur arsye të mjaftueshme për ta ndërmarrë një veprim dhe se i njëjti ishte i harmonizuar me normat juridike “edhe nëse kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë”  

    “Me pak fjalë dua t’ju them diçka që e kam vërejtur si një veteran politik dhe që mund t’ju vlejë. Në botën moderne, deri vonë, të gjithë i referoheshin njëfarë të drejte dhe njëfarë parimi. Edhe kur i shkelnin me vetëdije, ekzistonte një lloj detyrimi moral që sulmin ndaj një vendi, apo ndonjë veprim tjetër të kundërligjshëm në planin ndërkombëtar që ndërmerrnin, ta justifikonin. Të tregonin se kishin gjetur arsye të mjaftueshme për të ndërmarrë diçka dhe se e kishin harmonizuar atë me normat juridike – edhe nëse kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë”, ka thënë Vuçiq para studentëve serbë.

    Tutje në fjalimin e tij, Vuçiq thotë se në vitin 1999 Jugosllavia ishte bërë “një precedent”, por që sipas tij s’ka pasur jehonë të fuqishme në të gjithë botën, meqë Perëndimi ishte aq dominues politikisht e ekonomikisht sa që zëri i askujt s’mund të dëgjohej. Duke goditur Perëndimin, Vuçiq thotë se në atë kohë askush nuk e kishte menduar se një ditë do t’iu kthehej bumerang ajo çfarë kanë bërë më 1999.

    “Kjo filloi në vitin 1999, kur Serbia, përkatësisht Republika Federale e Jugosllavisë në atë kohë, u bë shembulli i parë, një precedent, por që nuk pati jehonë të fuqishme në të gjithë botën, sepse i ashtuquajturi “botë liberale”, pra hemisfera perëndimore, ishte aq dominuese politikisht dhe ekonomikisht, saqë askush nuk mund të dëgjohej, e as të mendonte se një ditë kjo do t’u kthehej si bumerang. Sot, po u kthehet”, ka thënë tutje Vuçiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Sekretari i Mbrojtjes: Sulmet ndaj Iranit ishin “historikisht të suksesshme”, amerikanët duhet të festojnë

    Tërmeti sërish e “dridh” Shqipërinë

    “Rruga e malit 3” konfiskon duhan pa banderola e mbi 700 kg mish që po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare

    Të Fundit

    Sekretari i Mbrojtjes: Sulmet ndaj Iranit ishin “historikisht të suksesshme”, amerikanët duhet të festojnë

    Vuçiq par studentëve kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    Tërmeti sërish e “dridh” Shqipërinë

    “Rruga e malit 3” konfiskon duhan pa banderola e mbi 700 kg mish që po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare

    Martin Berishaj raportohet se është intervistuar nga Prokuroria Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.