Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq, ka thirrur këtë mbledhje pasi Kosova nesër do të paraqes kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Sipas mediave atje kjo mbledhje do të thirret brenda 48 orëve pas kthimit të Aleksandar Vuçiqit nga Brukseli.
Tutje raportohet se Aleksadar Vuçiq për këtë çështje do të bisedoj sot edhe me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.