LajmeNdërkombëtare

Vuçiq i reagon ashpër Turqisë për dronat e Kosovës, dikur Daçiq i këndonte Erdoganit ‘Osman Agën’

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në tetor të vitit 2024 i kishte kënduar këngën ‘Osman aga’, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ai e kishte marrë mikrofonin duke kënduar përpara kreut të shtetit turk, në një drekë të shtruar në Pallatin e Serbisë pikërisht për nder të Erdoganit.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social X, Daçiç shihet me mikrofon në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiq, Zoran Gajiq dhe Usame Zukorliq.

Vetëm për pak sekonda në pamje shihet tavolina në të cilën janë ulur mysafiri nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan dhe nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq.

Por, një vit pas kësaj ngjarjeje që ishte zhvilluar në Serbi, gjërat duket se kanë ndryshuar.

E gjithë kjo, pasi Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, nga Turqia.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçi në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, tha se tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane.

Madje theksoi se është tmerruar nga sjellja e Turqisë.

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin,” deklaroi Vuçiq./Telegrafi/

video:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button