Vuçiq i del në mbrojtje Listës Serbe, pasi partitë shqiptare u bënë bashkë për të garuar në zgjedhjet lokale

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se ata që janë bashkuar dhe janë kundër Listës Serbe do ta kenë të vështirë ta fitojnë besimin e njerëzve. Kjo deklaratë e Vuçiq vjen pasi partitë shqiptare në Mitrovicën e Veriut, kanë vendosur që të garojnë së bashku kundër Listës Serbe, që aktualisht qeverisë në këtë komunë. Shembullin e Mitrovicës së Veriut, janë duke e ndjekur edhe partitë shqiptare në Komunën e Novobërdës.

Vuçiq para gazetarëve sot tha se besimi fitohet në bazë të unitetit dhe jo në bazë të demolimit.

Ai ka thënë poashtu se “është punë e tyre që të bashkohen”, kur u pyet se si e sheh bashkimin e partive shqiptare në garë kundër Listes Serbe në komunat me shumicë serbe, shkruan KosovoOnline, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha tutje se ishte e rëndësishme të ruhej populli serb në Kosovë.

“Ne duhet të flasim dhe shpresojmë se Kosova do ta kuptojë se është e nevojshme të flitet. Çdo gjë tjetër është humbje kohe dhe lënia e këtyre problemeve te brezat e ardhshëm,” tha ai.

Reklama