Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ka ardhur koha të themelohet “Lëvizja e madhe për Popullin dhe Shtetin”.
“Është koha që të krijohet një Lëvizje e madhe për Popullin dhe Shtetin, e cila do të ketë forcën për të përshpejtuar rritjen ekonomike të Serbisë dhe për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe shtetërore”, shkroi Vuçiq në faqen e tij në Instagram.
Në mars të vitit të kaluar, Vuçiq shpalli formimin e Lëvizjes Popullore për Shtetin në Vranjë dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen asaj.