Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vuçiq dorëzohet më në fund, i thotë po planit franko – gjerman

    20/01/2023 18:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me pesë diplomatët ndërkombëtarë ka deklaruar se për të sot ka qenë ditë shumë e vështirë. Sipas tij, “ndoshta biseda më e vështira që e ka pasur me ta”.

    “Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën u dakorduam është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ai.

    Ai shtoi se si President i Serbisë i është bërë e qartë nga pesëshja se me çfarë  sfida dhe probleme do të përballej Serbia “nëse nuk pajtohemi me planin e propozuar”.

    “Në këto kushte kërkuam nga përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë plus Lajçak ,që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe Metohi dhe besojmë se është koha e fundit të formohet Asociacioni  i Komunave Serbe, i cili jo vetëm që është premtuar, por edhe është nënshkruar 10 vjet më parë, dhe është urgjente, sepse vetëm pas kësaj është i mundur kthimi në institucione dhe bisedimet për një normalizim të situatës”, tha Vuçiq.

    Duke folur tutje rreth përmbajtjes së takimit Vuçiq shtoi se “thashë se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me kabinetin e  Qeverisë së Serbisë Kuvendit dhe me të gjitha grupet e rëndësishme shoqërore, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, por një gjë e bëra shumë të qartë dhe tregova gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas se propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Von der Leyen takon Vuçiqin, pret që Serbia të tregojë “përkushtim në rrugën e zgjedhur drejt BE’së”

    Beqiroviq i kërkon Vuçiqit të “ndalojë së minuari” sovranitetin e Bosnjës

    Vuçiq reagon pas njoftimit të Kosovës për draft-statutin për Asociacionin

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.