Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq: Do të detyrohemi të marrim vendime për t’ua çuar paratë serbëve në Kosovë, s’ka shenja që Kurti ndryshon për dinarin

    02/03/2024 11:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot në një konferencë për media ka folur për çështjen e dinarit. Ai ka thënë se situata nuk pritet të ndryshojë pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve për ta bindur Kosovën që ta ndryshojë vendimin.

    Vuçiq ka thënë se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.

    “Gjendja në lidhje me dinarin në Kosovë nuk është përmirësuar apo ndryshuar për mirë, përkundër përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të ndihmuar në situatën e vështirë të serbëve. Nuk ka të dhëna se këto vendime do të ndryshojnë. Në periudhën e ardhshme do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për furnizimin me para, përkatësisht pagesën e pagave dhe pensioneve për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë presidenti serb.

    “Është fare e qartë se askush nuk nxitohet në këtë çështje. Ai presion ndaj shqiptarëve nuk do të jetë më i madh”, ka thënë presidenti serb.

    Artikuj të ngjashëm

    Pse rezoluta e PE-së i sjell Vuçiqit probleme të mëdha

    Vuçiq: Do të mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë

    Vuçiq ‘nxehet’ në përvjetorin e bombardimeve të NATO’s: Jemi aq të fortë sa të mos i bie ndërmend askujt të na sulmojë më

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.