Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me marrëveshjen me Kosovën dhe aneksin e zbatimit të saj ka deklaruar se ajo bëhet ligjërisht obliguese për Serbinë vetëm kur e nënshkruan atë ose gojarisht pajtohet me të.
“Serbia do ta përmbushë dhe do të punojë për zbatimin e gjithçkaje që ka thënë se do ta bëjë, pavarësisht faktit, se nuk mendoj që Prishtina do ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe”, është shprehur Vuçiq.
Ai ka përsëritur se as që bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, agjenci e trupa, derisa ka thënë se mund të flitet rreth gjithçkaje tjetër që çon në marrëdhënie më të mira me shqiptarët.