Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq arrin një marrëveshje të madhe me Putinin

    29/05/2022 18:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiç njoftoi se ai arriti në një marrëveshje që Serbia të ketë një çmim shumë të favorshëm për furnizimin me gazin rus.

    “Ne do të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare dhe nesër apo pasnesër. Serbisë i duhen sasi të mëdha të gazit, por mund të them se ne do të kemi një dimër të sigurt”, tha Vuçiç.

    Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë të blejë gaz rus dhe çmimi do të jetë në bazë të formulës ekzistuese, e cila varet nga lëvizjet e çmimeve të naftës në tregun botëror, që nënkupton tha ai se “ne do të kemi çmimin më të favorshëm të gazit në Evropë”.

    Pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiç njoftoi se ai arriti në një marrëveshje që Serbia të ketë një çmim shumë të favorshëm për furnizimin me gazin rus.

    Vuçiç tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”, sipas tij.

    Çmimi i Gazprom për ne në dimër, tha Vuçiç, do të mbetet i bazuar në një formulë nafte, duke rezultuar ndoshta në tarifa deri në 10 herë më të ulëta për Serbinë në krahasim me shumicën e blerësve të tjerë në Evropë. Vetëm Bjellorusia dhe Armenia ka të ngjarë të gëzojnë kushte më të mira për gazin rus, u shpreh ai.

    Vuçiç theksoi se janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shtoi se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

    Serbia kryesisht është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë dhe në tregun e gazit dhe naftës në Serbi, monopol ka krijuar kompania ruse, Gazprom.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë

    Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë

    Putini do të kryesojë takimin për parandalimin bërthamor, thotë Kremlini

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.