Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vuçiq hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Mal të Zi, e fton presidentin e ri malazes në Beograd

    03/04/2023 13:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe, ka hedhur poshtë akuzat se ai ka “fituar” zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke theksuar se fitorja ishte vetëm për kandidatin Jakov Milatoviq. Sipas tij, opozita në Serbi nuk duhet të pres të ndodhë e njëjta gjë, në zgjedhje presidenciale si në Malin e Zi.

    “Mund t’ju tregoj për vetë fushatën në Mal të Zi, ku dikush ka gabuar, por këtë nuk e mbaj mend”, tha ndër të tjera Vuçiq.

    Ai ka thënë se përveç urimeve zyrtare për Milatoviqin, ka shkëmbyer edhe mesazhe me të, ndërsa ka bërë të ditur se kur të përfundojë inaugurimi, në maj, pret që presidenti i ri malazez ta vizitojë Beogradin, sepse ka vend për marrëdhënie më të mira e të niveli më të lartë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi të ndërtuara në mënyrë racionale.

    “Vuçiq nuk fitoi në Mal të Zi, nuk ndërhymë, u sollëm me përgjegjësi, të gjithë e uruan Milatoviqin edhe para shpalljes, kurse unë pas fitores shpreha shpresën se do të punojmë më shumë në marrëdhëniet tona, mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. E kam vënë në baza racionale, vetëm pak çaste më parë kemi shkëmbyer mesazhe dhe e kam uruar edhe një herë, besoj se në maj, kur të përfundojë inaugurimi, një nga vendet e para që do të vizitojë do të jetë Beogradi”, theksoi Vuçiqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq në Moskë, publikon video nga takimi me Putin: Më tha paske ardhur …

    Vuçiqi e Orbani i kundërpërgjigjen marrëveshjes KS-AL-HR në fushën e mbrojtjes

    Serbia indinjohet fort që Kenia e njohu Kosovën: Akt armiqësor

    Të Fundit

    Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova

    Dogana ndalon tentim kontrabande në Vërmicë – Kapen mallra të padeklaruara me vlerë 1,800 €

    Gruaja e ish-policit që po mbahet në burg në Serbi kërkon ndihmë: Shteti ma ka kthyer shpinën

    Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan pasi u arrestua, raportohet se IPK-ja ka nis rast dhe janë angazhuar shumë hetues

    Dalin pamje: Ky është vendi ku vdiq 27-vjeçari në Lipjan pas arrestimit të Policisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.