Vritet një ushtar afgan në aeroportin e Kabulit

Një përplasje me armë zjarri ndodhi në portën veriore të aeroportit të Kabulit mëngjesin e së hënës midis forcave afgane të sigurisë dhe sulmuesve të paidentifikuar.

Nga të shtëna me armë mbeti i vrarë një oficer afgan i sigurisë dhe u plagosën tre të tjerë, njofton ushtria gjermane.

Në vendngjarje ndodheshin edhe ushtarë gjermanë dhe amerikanë, në mbrojtje të afganëve.

Mijëra njerëz janë ende jashtë aeroportit të Kabulit, të cilët duan të largohen nga vendi.

Të dielën, presidenti amerikan Joe Biden tha se zyrtarët ushtarakë po flasin për zgjatjen e transportit ajror nga Kabuli përtej afatit të tij më 31 gusht, pasi përpjekjet për evakuimin e njerëzve janë shtuar.

Ndërkohë trupat amerikane po shtrijnë perimetrin rreth aeroportit, duke krijuar një tjetër zonë të sigurt.

Presidenti Binden shtoi se 11. 000 njerëz u evakuuan nga kryeqyteti afgan gjatë fundjavës

Reklama