Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vritet gazetarja e Al-Jazeeras gjatë trazirave në Jenin

    11/05/2022 08:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera-s Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

    Ajo u godit nga një plumb të mërkurën ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, transmeton Reporteri.net.

    Ajo u deklarua e vdekur në spital, njoftoi ministria.

    Rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të qarta, por videot e incidentit tregojnë se Abu Akleh u qëllua në kokë, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera.

    “Ajo që dimë për momentin është se Ministria e Shëndetësisë palestineze ka njoftuar vdekjen e saj. Shireen Abu Akleh, po mbulonte ngjarjet në Jenin, veçanërisht një bastisje izraelite në qytetin, i cili është në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kur ajo u godit nga një plumb në kokë”, tha Ibrahim.

    “Siç mund ta imagjinoni, kjo është një tronditje për gazetarët që kanë punuar me të.”

    Duke folur mes lotësh, Ibrahim tha se Abu Akleh ishte një “gazetare shumë e respektuar” e e cila ka punuar me Al Jazeera që nga fillimi i Intifadës së dytë palestineze në 2000. 

    Artikuj të ngjashëm

    Tifozi holandez puth gazetaren shqiptare që po bëhej gati për raportim (VIDEO)

    Arbana Xharra ironizon me Kurtin e Osmanin: Më shumë kam pasur takime unë në SHBA se ata

    LAJMI I FUNDIT: Vdes gazetarja ruse nga bombardimet në Ukrainë

    Të Fundit

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.