Autoritetet meksikane janë duke i kërkuar disa persona të armatosuar të cilët vranë 12 persona dhe tre të tjerë u plagosën në një lokal nate në Meksikë.
Të shtenat u dëgjuan rreth orës 20:00 të mbrëmjes, raporton CNN.
Mjekët konfirmuan vdekjen e gjashtë burrave dhe grave pasi arritën në vend të ngjarjes, kurse ende është e pa qartë se sa persona janë të vdekur gjithsej dhe sa të dyshuar janë të përfshirë.
Kjo është vrasja e dytë masive në më pak se një muaj në shtetin e Guanajuato, i cili është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës.