Të paktën 10 zjarrfikës u vranë pasi një sulm izraelit goditi një qendër të zjarrfikësve në Libanin jugor, tha të hënën Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Zjarrfikësit ishin në ndërtesën në qytetin e Baraachit “duke u përgatitur për t’u nisur në misionet e shpëtimit” përpara se sulmi të shkatërronte ndërtesën, tha ministria.
Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se mbeturinat ende po hiqen nga stacioni i shkatërruar, raporton CNN.