Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Vrau gruan që po fjalosej me nënën e saj, arrestohet 10-vjeçarja në Amerikë

    08/06/2022 15:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një vajzë 10-vjeçare është arrestuar në Orlando, Florida, të martën, pasi autoritetet thonë se qëlloi për vdekje me armë një grua që po debatonte me të ëmën e saj.

    Kryeprokurorja e qytetit, Monique H. Worrell, tha se në ngritjen e akuzës do të merren parasysh të gjitha rrethanat, përfshi edhe mosha e autores së vrasjes. “Ky është incidenti më tragjik që kam parë në karrierën time 22-vjeçare”, tha worrell.

    Policia e Orlandos tha se edhe mamaja e vogëlushes është arrestuar. Dëshmitarët i thanë policisë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 30 majit, kur mamaja e fëmijës dhe viktima, Lashun Denise Rodgers, 41 vjeç, nisën të debatonin në oborrin e një pallati.

    Fëmija ishte me të ëmën në momentin e debatit. Sipas dëshmive, ishte mamaja që nisi të konfrontohej fizikisht me viktimën. I dashuri i saj i tha autoriteteve se ishte përpjekur të ndante dy gratë, por ato ishin përleshur sërish. Më pas ai pa fëmijën me një armë në dorë, me të cilën qëlloi “një ose dy plumba” në drejtim të viktimës.

    Artikuj të ngjashëm

    Nëna hyn në stacionin policor për të treguar se vrau dy fëmijët e saj në Amerikë

    Flasin statistikat: 1 në 5 amerikanë ka humbur një anëtar të familjes nga sulmet me armë zjarri

    Përplasen dy helikopterë amerikan gjatë stërvitjes, mund të ketë të vdekur

    Të Fundit

    AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

    Vetaksidentohet një veturë me targa të huaja në Shtime, lëndohen tre fëmijë

    Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

    Gjermania përgatit një “valë porosish shumë-milionëshe” për aeroplanë luftarakë dhe automjete të blinduara

    Gjermania në kërkim të më shumë ushtarëve, sukses i dukshëm me rekrutimin vullnetar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.