Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrau gruan, Apeli vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

    09/06/2025 15:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, në rastin e Edmond Lajçit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gj.U.

    Me këtë rast, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit E.L.

    “Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas sktgjykimit PKR.nr.74/2024, të datës 03.02.2025, ka shpallur fajtor të akuzuarin E.L., për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të KPK dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 të KPK, duke i shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 16.04.2024, si dhe i është konfiskuar mjeti i kryerjes së veprës penale, pistoleta model “Zoraki 917-T”, me numër serik…, me karikator dhe 5 fishekë, të cilat do të shkatërrohen pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    Kolegji gjykues vlerëson se, aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, të parapara në nenin 384 të KPPK, për të cilat shkelje përkujdeset kolegji i kësaj gjykate edhe sipas dispozitës ligjore nga neni 394 të KPPK, si dhe vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka paraqitur arsye të qarta dhe të plota duke dhënë arsye të duhura se cilat fakte konsiderohen të vërtetuara në këtë çështje penale, përkitazi me veprat penale të cilat i vihen në barrë të akuzuarit, e po ashtu ka paraqitur saktësinë e provave nga shkresat e lëndës, sikurse janë provat personale dhe ato materiale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    “Ndërsa, sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me shkeljen e ligjit penal, Gjykata e Apelit vlerëson se shkalla e parë në mënyrë të plotë dhe të drejtë ka vërtetuar ekzistimin e secilës vepër penale, pasi që ka vlerësuar të gjitha provat sikurse ato personale e po ashtu edhe ato materiale, e posaçërisht pranimin e fajësisë së të akuzuarit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë, andaj kolegji gjykues vlerëson se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vendosur kur të akuzuarin e ka shpallur fajtor, pasi që nuk ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë të akuzuarin nga përgjegjësia penale si dhe ndjekja penale.

    “Duke i vlerësuar të gjitha rrethanat e përshkruara si në këtë aktgjykim, kolegji gjykues është i bindur se me dënimin e shqiptuar me burgim të përjetshëm sikurse në dispozitiv të aktgjykimit, do të arrihet efekti dhe qëllimi i tij, që të parandalojë kryerësit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale, të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale dhe të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit, të paraparë në nenin 38 të KPK.”

    Artikuj të ngjashëm

    Sot seanca tjetër për rastin “Banjska”, dëgjohen dy dëshmitarë

    Grevë në Hekurudhat e Kosovës: Ndalet qarkullimi i trenave për dy ditë

    Gjykata vendos përfundimisht: S’ka festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

    Të Fundit

    Sot seanca tjetër për rastin “Banjska”, dëgjohen dy dëshmitarë

    Grevë në Hekurudhat e Kosovës: Ndalet qarkullimi i trenave për dy ditë

    Gjykata vendos përfundimisht: S’ka festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

    Haziri: Gërvalla dhe Osmani e copëtuan LDK-në për ambicie personale

    Akuza e fundit ndaj Thaçit, Trëndafilova: Nuk mund të ketë drejtësi në qoftë se viktimat dhe dëshmitarët frikësohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.