Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Vrau 10 persona në shkollë, mesazhi i çuditshëm i 13-vjeçarit serb për prindërit e tij

    23/06/2023 11:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    13-vjeçari Kosta Kecmanoviç, i cili kreu një nga krimet më të rënda në historinë e botës më 3 maj në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, duke vrarë nëntë shokë të shkollës dhe rojen ka bërë një kërkesë të çuditshme.

    Sipas mediave serbe ai i ka kërkuar diçka prindërve të tij.

    I mituri ndodhet në një klinikë, i vetëm në një dhomë, por nën syrin vigjilent të policisë dhe mjekëve; e teksa të gjithë po pyesin se çfarë e ka shtyrë djalin në vrasje, ai pyet veten se çfarë do të ndodhë me paratë e familjes.

    “Në një moment, djali tha se do të donte t’u dërgonte prindërve një mesazh kur të mundej. “Dua t’u them që paratë që kanë kursyer për arsimin tim t’i investojnë në fondet e investimeve. Derisa jam i burgosur, paratë të mos shkojnë dëm“, ka bërë me dije burimi për Kurir.

    Kujtojmë se 13-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar.

    Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 10 persona, duke përfshirë rojën dhe 9 nxënës të shkollës fillore.

    Të plagosur mbetën dhe 5 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. 14-vjeçari dhe babai i tij janë arrestuar nga policia.

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.