Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tragjedia sot në Shkodër: Si nisi saga e vrasjeve mes Bajrave dhe Licëve, të paktën 20 viktima e dhjetëra atentate

    30/10/2024 23:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fisi i Bajrave dhe Licëve janë ndër më të njohurit në Shkodër nisur edhe nga e shkuara e tyre e lidhur me ngjarje kriminale.

    Hamza Lici, është personi i fundit i mbetur viktimë, pasi u vra nga një makinë në lëvizje ndërsa udhëtonte me djalin e ish-kandidatit për deputet, Xhemal Bushati, Arlind Bushatin. Bushati mbeti i plagosur rëndë me plumb në kokë gjatë atentatit.

    Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021.

    Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas u lirua, pasi u refuzua ekstradimi.

    Emri i Ibrahim Licit u lakua gjatë vitit 2017, pas informacioneve se u vendoste gjoba bizneseve në Shkodër. Në atë kohë policia zhvilloi operacion duke arrestuar një grup personash, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.

    Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamet Lici, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin.

    Më pas në ‘lojë’ futet edhe një fis tjetër i njohur në Shkodër, Bilalët.

    Situata u tensionua kur Astmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por provat munguan.

    Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja e Endri Mustafës në vitin 2021.

    Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët.

    Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të vitit 2019.

    Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

    Përplasjet mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.

    Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më pas po në këtë qytet, më 18 qershor, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje.

    Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija 3 vjeç, i cili u shpëtoi plumbave.

    Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lulzim Kullës në 2018-ën dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lulzim Kullën, duke qenë se ishte dhëndri i tyre.

    Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

    Më 23 gusht u zhdukën Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, ndërsa sot trupat e tyre ende nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici.

    Më pas vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej në zonën e Livadheve më 1 shtator 2018.

    Më 14 nëntor 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.

    Në shtator të vitit 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë.

    Tashmë viktima e fundit e kësaj sage mes fiseve armike në Shkodër është Hamza Lici.

    Saga e konflikteve mes bandave në këtë qytet e cila nisi në vitin 2017 prodhoi të paktën 20 viktima dhe dhjetëra atentate./TCh

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.