Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Vrasje me pagesë dhe hakmarrje, Erion Alibej rrëfen për tjera krime mes bandave të Elbasanit dhe Durrësit

    10/06/2025 15:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar edhe këtë të martë dëshminë e tij përpara Gjykatës së Posaçme, lidhur me masakrën e Bradasheshit, ndodhur më 29 dhjetor të vitit 2018, ku u vra vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai i tij, si dhe një mik i tyre, shtetas turk.

    Alibej ka dhënë detaje për vrasjen e Dorjan Shkozës, për të cilin tha se kishte paguar deri në 100 mijë euro. Ndërsa armën ja kishte gjetur një person që e thërriste “hoxhë”. Sipas tij, në planin e hakmarrjes ai vendosi lidhje me personazhe të tjerë të krimit si Nuredin Dumani, Plarent Dervishi etj.

    “Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro. Nga hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500–1000 deri 3500 euro. Me Nuredinin flisja për Talo Çelën, që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin. Ky shkonte shpesh në Durrës, te vëllezërit Haxhia. Në Sky ECC më shkruante Plarent Dervishi, kam pasur kontakt me të. Ai kishte kodet ‘Barcelona’ dhe ‘Gost’. Plarenti më tha: ‘M’bohet qefi që e ke gjet Talo Çelën’. Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin.”

    Alibej kishte dyshime se Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait të tij, ndaj tregoi si u organizua atentati ndaj tyre, ku pagoi deri në 150 mijë euro.

    “Kishim një makinë ‘Toyota’ të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ja dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ja dhashë te pazari i Rrogozhinës. Ishte me Klevis Allën kur e mori. Më pas, Nuredini kërkoi edhe 50 mijë euro. Ja çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që edhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.”

    Në këtë atentat, shënjestër ishte Besmir Haxhia dhe Altin Ndoci, por jo Viktor Haxhia. Ndoci kishte zbritur nga makina. Në vendngjarje mbeti i plagosur edhe njëri prej autorëve, Klevis Alla, i cili më pas u bë gjithashtu bashkëpunëtor i drejtësisë.

    Alibej shtoi se gjatë kësaj kohe ka biseduar edhe me “Mirin e Pojës”. Dyshohet se bëhet fjalë për Fatmir Troplinin, i cili i kishte thënë se Klevis Alla ka filluar të flasë.
    Alibej tregoi edhe për platformat e koduara që përdorte.

    Ai ka rrëfyer edhe për gjurmimin e vazhdueshëm të Talo Çelës, që fshihej te banesa e vëllezërve Haxhia.

    “Pas vrasjes së vëllezërve, mora vesh që Talo kishte qëndruar te shtëpia e Haxhiajve. Kur mësova në TV që Klevis Alla po nxirrte emra, Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille, tek vjehrra. Ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi edhe policia në banesë, por ai kishte ikur. Flisja gjithë kohës me të në Sky ECC.”

    Ndër të tjera, Alibej tha se edhe Rigers Runaj, i vrarë në vitin 2020, ishte i lidhur me grupin që i vrau familjarët, duke i dhënë informacione për lëvizjet e tyre./vizionplus

    Artikuj të ngjashëm

    Kush ishte ligjvënësja e Minesotës, Melissa Hortman që u vra sot?

    SHBA-ja falënderon Kosovën për dakordimin për të pranuar migrantët e dëbuar: Shteti i parë në Evropë që e bën këtë

    Sulmi ndaj dy politikanëve në SHBA nga një person i veshur si polic, autoritetet thirrje qytetarëve për kujdes

    Të Fundit

    Kush ishte ligjvënësja e Minesotës, Melissa Hortman që u vra sot?

    SHBA-ja falënderon Kosovën për dakordimin për të pranuar migrantët e dëbuar: Shteti i parë në Evropë që e bën këtë

    Sulmi ndaj dy politikanëve në SHBA nga një person i veshur si polic, autoritetet thirrje qytetarëve për kujdes

    Gucati kritikon Kurtin: S’i punon dora të shkruajë UÇK, s’e ka ndarë asnjë cent për shoqatat e dala nga lufta

    Jeton Mushkolaj nga LDK, zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Deçanit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.